Debati për teatrin/ Ema Andrea: Ja pse jemi kundër vendimit të Kumbaros

Ema Andrea, e cila është edhe një nga aktoret që është rreshtuar kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës për godinën e Teatrit Kombëtar, ka hedhur dritë mbi debatin dhe kërkesat e kolegëve të saj.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Andrea tregoi se çfarë kërkojnë konkretisht aktorët e Teatrit Kombëtar, ndërsa tha se ata duan që të jenë pjesë e vendimmarrjeve sa i takon çështjeve që lidhen me ta.

“Ka kaq vjet që faqja e parë mbulohet nga politika. E më vjen mirë që tani faqja e parë është për artistët. Shqetësimi nisi nga një problem mbi dyshimet, për amendimin mbi kulturën. Tashmë duhet të rishihet i gjithë ligji. Pra projektligji nuk është kuptuar nga ne. Më në fund ka dialog, por shpresojmë që të arrihet një konsensus. Të gjithë të pranishmit qanë hallet e tyre. Por nuk përfaqësonin asnjë nga 200 personat që përfaqësojnë teatrin. Peronat që ishin në takim përfaqësonin veten por jo teatrin. Nuk duhet të zbarisim gjithë hallet tona në 27 vite, se kthehet në politikë.

Ajo që kërkojmë artistët është që të jenë palë në problemet e tyre. E nisim nga problemi i ndërtesës. Ajo ndërtesë është lënë e amortizuar dhe aktorët kanë punuar në kushte jo të mira. Kjo çështje na takon te gjithëve, duhet te jemi bashke. Kërkojmë të jemi pjesë e vendimmarrjes për çdo gjë tonën. Po mbroj një institucion ku nuk kam qenë e emëruar kurrë. Nuk bëhet fjalë për tulla dhe llaç, as për rrogën. Bëhet fjalë që artistët të kenë dinjitet dhe të pyeten edhe ata nëse flitet për ta. Ndaj këto dyshime duhet të hiqen. Vendimmarrja qoftë edhe për ndërtesën, për statusin që ka kjo godinë”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk janë kundër ‘Turbinës’, por nuk duan që të zhduket Teatri Kombëtar.

“Diversioni që ‘sna pëlqen Turbina’ nuk është e vërtetë. Ne jemi pro saj. Jemi të lumtur që u ndërtuar një hapësirë e tillë. Për Turbinën u gëzuam. Por kjo sdo të thotë se kjo hapësirë të zhdukë tjetrën. Duam garanci që kur të vijë projekti ne të dimë ça do ndërtohet, pasi do ndërtohet teatri i të ardhmes. Ndaj se çfarë do bëhet për teatrin, ne do kërkojmë informacion”, tha Andrea. Kujtojmë se Ema Andrea dhe Kastriot Çipi ka zhvilluar një takim me ministren Kumbaro./ Bw