Dëbora shkakton probleme në Qafë-Thanë dhe Rrugën e Kombit, ndërhyjnë 9 borëpastruese

Normalizohet situata në të gjitha akset rrugore të qarkut të Korçës përfshi edhe Qafë Thanën. Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë Thanën nga Lini deri në Prrenjas.

Trashësia e borës në majën e Qafës së Thanës ka shkuar në 30 cm. Policia në bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe institucionin e prefektit për gjatë gjithë natës nga njëra anë nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve pa zinxhirë.

Si rezultat i kësaj pune i gjithë aksi rrugor të gjitha rrugët nacionale të qarkut të Korçës janë të kalueshme normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm akset në zonat e thella malore ku kalimi bëhet me zinxhirë. Mëngjesin e sotëm aksi rrugor i Qafë Thanës e ka inspektuar drejtori i përgjithshëm te ARRSH Afrim Qendro.

Ndërkohë, 3 borëpastruese dolën në terren në zonën e tunelit për të larguar dëborën nga Rruga e Kombit. Më pas rreth orës 14: 35 kanë dalë në rrugë 7 borëpastruese, të cilat kanë pastruar aksin deri në Kolsh dhe kanë vazhduar në segmentin e Rreps – Tunel ku ka reshje bore.

Po ashtu mësohet se segmenti rrugor është në asfalt dhe nuk ka pasur probleme me qarkullimin rrugor. Në mbrëmje janë angazhuar 4 borëpastruese në  segmentin Fan – Tuneli i Thirës,  dhe 3 të tjera shkojnë deri në Reps.

Grupet janë në terren po bëjnë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës , ku deri në mbrëmje janë hedhur afërsisht 9 ton me kripë. Në segmentin Tuneli i Thirrës – Morinë  sasia e reshjeve të dëborës shkoi afërsisht 15cm.

Por dhe për shkak të masave të marra rruga është e kalueshme dhe po punohet me ritme të larta për pastrimin e borës. Në terren janë 10 borëpastruese të cilat janë duke pastruar dëborën dhe po hedhin kripë. Deri tani në këtë zonë janë hedhur afërsisht 18 ton kripë