Ermal Meta lë pas Eugent Bushpepën në “Eurovizion 2018”

Kënga e cila do të përfaqësojë Italinë në “Eurovizion 2018”, kryeson në sondazhe. Kënga “Non mi avete fatto niente” është në krye të preferencave të ndjekësve të festivalit europian.

Në faqen “Wiwibloggs”, kënga e kantautorit shqiptar Ermal Meta dhe atij italian, Fabrizio Moro, ka marrë mbi 25% të votave, një diferencë e madhe me vendin e dytë, Spanjën që ka gati 18 % të votave.

Këngatari shqiptar Eugent Bushpepa që do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Mall”, renditet në vend të gjashtë, me gati 8% të votave, me një diferencë prej 2 % nga vendi i pestë.