“Eureporter” për Shkëlzen Berishën: I zhytur në disa skandale korruptive

Nga Henry St George*

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, u thirr javën e kaluar nga Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë për të dhënë dëshmi të mëtejshme në lidhje me një marrëveshje biznesi në vitin 2009, në të cilën ai ishte i përfshirë për privatizimin prej Operatorit Çek të Transmetimit të Energjisë Elektrike.

Në kohën kur u privatizua shoqëria, Sali Berisha ishte Kryeministri i Shqipërisë. Por kur u shfaqën detajet e marrëveshjes, Partia Socialiste e Shqipërisë e akuzoi atë për shkaktimin e 414 milionë euro dëm shtetit shqiptar. Një Komision Parlamentar u krijua për të hetuar çështjen, por Sali Berisha refuzoi të dëshmojë, duke pretenduar anshmërinë politike. Pastaj në janar të këtij viti, djali i tij Shkëlzen Berisha, u thirr nga Gjykata për të dhënë dëshmi për përfshirjen e tij në këtë rast.

Kjo ishte hera e parë që Prokurori zyrtarisht kishte lidhur emrin e Shkëlzen Berishës me pretendimet për korrupsion në marrëveshjen për privatizimin nga ana e çekëve. Shkëlzen Berisha pohon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, por Partia Socialiste në pushtet, akuzon Partinë Demokratike të opozitës dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha për përpjekjen për të mbrojtur djalin e tij dhe për të penguar drejtësinë.

Sipas dëshmive të paraqitura deri më tani në gjykatë, Shkëlzen Berisha dhe miku i tij Nuel Kalaj udhëtuan disa herë në Pragë për t’u takuar me zyrtarët çekë që merreshin me privatizimin. Pretendohet se ata ndërtuan një marrëveshje korruptive që implikonin qeverinë shqiptare. Pak ditë para nënshkrimit të kontratës, Nuel Kalaj mori një “tarifë konsultimi” prej 7 milionë eurosh.

Gjykata pretendon se fondet janë tërhequr pothuajse menjëherë nga llogaria e tij bankare, por asnjëherë nuk është dhënë asnjë shpjegim për destinacionin përfundimtar të parave në fjalë. Disa nga provat kryesore të siguara deri më tani vijnë nga Romeo Karaj, një ish-avokat i kompanisë Çeke të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Atij i është akorduar statusi i “dëshmitarit të mbrojtur”, pas pranimit të kërcënimeve me vdekje.

Këto fakte te reja në rastin gjyqësor vijnë në një kohë kur Shqipëria është nën presion nga BE për të bërë përparim të qëndrueshëm në fushat që Brukseli ka përcaktuar si parakushte përpara se bisedimet e pranimit në BE të mund të hapen me kombin 3.5 milionësh, pjesë e Ballkanit Perëndimor: – duke përfshirë betejën kundër korrupsionin, reformën e sistemit të drejtësisë dhe luften ndaj krimit të organizuar.

Vitin e kaluar parlamenti shqiptar miratoi ligje për reformimin e sistemit gjyqësor, i cili krijoi një procedurë të re verifikimi dhe krijimin e komiteteve të verifikimit. Shqipëria po punon shumë për t’i treguar BE-së potencialin e saj si partner, në mënyrë që negociatat e pranimit të fillojnë këtë pranverë. Sali Berisha është pas përpjekjeve të opozitës për të prishur këto inisiativa.

Opozita e tij “Partia Demokratike” po kërkon të bllokojë reformën e sistemit të drejtësisë dhe të ndalojë administratën e Kryeministrit Edi Rama për heqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga gjyqësori dhe shërbimet ligjore. Një vit më parë në mars 2017, një Komision Parlamentar përfundoi hetimin e tij për këtë  rast dhe rekomandoi që procedurat penale të hapeshin kundër Shkëlzen Berishës dhe Nuel Kalajt.

Por të dy kanë ndalur bashkëpunimin e tyre nga puna e Komitetit hetimor, i cili ka ngritur pretendime për mashtrim në buxhetin e shtetit në masën 414 milionë euro. Shkëlzen Berisha ka qenë i lidhur edhe  më parë me skandale të tjera, duke përfshirë edhe skandalin  me një kontraktues privat ku cmontoi  depon ushtarake të municioneve në Gërdec, një fshat pranë Tiranës, që çoi në një shpërthim në 2009 duke vrarë 26 vetë dhe duke plagosur 300 të tjerë.

“Wikileaks” pohon se Shkëlzen Berisha e telefonoi ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, katër herë në minutat pas shpërthimit. Ai mbajti lidhje të ngushta me pronarin Mihal Delijorgji, i cili u dënua me burg për shtatë vjet ,pas aksidentit.

Por Gjykata në atë kohë hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër Berishës. Shkëlzen Berisha është i njohur në Shqipëri për një stil jete të shkëlqyer. Ai zotëron dy vila të shtrenjta në periferi të Tiranës, disa apartamente në qytet dhe shpesh udhëton në destinacione luksoze.

Aktualisht është në një mardhenie me Armina Mevlanin, një modele dhe ish Miss Shqipëria.

Burimi Eureporter