Fansat sulmojnë aktoren e njohur turke: Pse dreqin je balsamosur kështu?

Aktorja e mirënjohur turke, Nurgül Yeşilçay, e cila do të bëhej fillimisht e njohur për publikun shqiptar me rolin e Jaseminit në telenovelën “Dashuri dhe ndëshkim’” dhe Gylserenit në “Fate të kryqëzuara”, ka fituar simpatinë e të gjithëve edhe falë bukurisë së saj natyrale.

Por kohët e e fundit, dyshohet se aktorja ka bërë diçka në fytyrë. Fansat kanë guxuar edhe më shumë duke e krahasur me një kukull porcelani, që i mungon shprehia në fytyrë. ”Ç’po ndodh me ty, pse dreqin je balsamosur kështu?”, ”Mjaft me kaq shumë botoks, je bërë e pështirë”, ”Ku dreqin humbi natyraliteti yt,  je thjesht një kukull plastike”, janë disa prej komenteve të ndjekësve të acaruar të saj.