Fatale/ 21-vjeçarja shkon në spital me temperaturë të ulët, vdes pak orë më vonë

Një vajzë 21-vjeçe ka humbur jetën dy ditë më parë, pasi kishte shkuar të paktën dy herë në spitalin e Fierit.

Mësohet se 21-vjeçarja është paraqitur në spital me temperaturë të ulët, ndërsa mjekët e Fierit kanë dyshuar se ishte prekur nga ndonjë virozë e stinës.  Vajzës i është bërë një serum e më pas është përcjellë drejt banesës, por gjendja e saj ka ardhur duke u përkeqësuar. Familjarët e kanë nisur sërish drejt spitalit, por ka qenë tepër vonë.

Familjarët kanë ngritur akuza të rënda për mjekët.

Pritet që autopsia të nxjerrë edhe shkaqet e vdekjes së papritur të vajzës së re.

Për rastin në fjalë, policia e Fierit është shprehur se vdekja e së resë ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 12.02.2018, në spital ka vdekur shtetësia XH.GJ, vjeç 21, banuese në fshatin Mujalli. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim”.