“Fire and Fury” vjen në shqip

Libri i shumë diskutuar “Zjarr dhe Furi” (Fire and Fury) që flet për vitin e parë të presidencës së Donald Trump tani do të jetë edhe në shqip.

I përkthyer gati në kohë reale, pasi ka vetëm pak kohë që libri ka dalë në shitje, shtëpia botuese “Bota Shqiptare” është e para që ka të drejtat për librin që ka krijuar polemika pafund.

Padurimit për të lexuar librin e famshëm të autorit Michael Wolff i erdhi fundi edhe për audiencën shqiptare.

Libri “Zjarr dhe Furi” e përshkruan presidentin Donald Trump si një burrë-fëmijë të padisiplinuar, që nuk donte t’i fitonte zgjedhjet. Presidenti tha në Tëitter se libri është plot me “gënjeshtra, keqinformime dhe burime joekzistente”.

Ndërkohë autori i librit në një intervistë është shprehur se thirrjet e presidentit për të ndalur botimin e librit, po e ndihmojnë të shesë më shumë kopje të tij.