Fizikani i Nobelit: Jo çdokush duhet të ketë akses në internet

Deputeti i Partisë Komuniste Ruse dhe fitues i Çmimit Nobel, Zhores Alferov, thotë se duhen aplikuar rregulla për kufizimin e internetit, pasi aksesi pa limit në të dëmton moralin dhe shëndetin mendor të njeriut.

“Interneti duhet të ketë kufizime dhe nuk mund të jetë i aksesueshëm për këto”, tha ai në një intervistë për gazetën e përditshme ruse “Rossiiskaya Gazeta”.

Alferov shpjegon në opinionin e tij se mungesa e plotë e kufizimeve në rrjet mund të ndikojë sjelljen e njerëzve dhe të dëmtojë normat e moralit.

“Duke budallallepsur shoqërinë në këtë mënyrë, ne do të na dalin shumë probleme”, thotë ai.

Sa i përket zhvillimit të teknologjisë, Alferov thotë se nuk sheh ndonjë konflikt mes njerëzimit dhe inteligjencës artificiale në të ardhmen, por thekson se “makinerive nuk duhet t’u besojmë plotësisht”.

Alferov është një fizikan me famë botërore, anëtar i Akademisë së Shkencave Ruse dhe fitues i Nobelit në Fizikë në vitin 2002.

Ai është gjithashtu anëtar i Dumës ruse, ku përfaqëson një prej partive më të mëdha të opozitës, Partinë Komuniste të Federatës Ruse.

RT – Përgatiti: Gazmira Sokoli