Forca Detare shpëton peshkarexhën me 4 persona në bord

Forca Detare ka shpëtuar peshkarexhën me 4 njerëz në bord. Ngjarja ka ndodhur sot, ku mësohet se Forca Detare ka shpëtuar një peshkarexhë me 4 persona në bord, në afërsi të Llamanit, e cila rrezikonte të mbytej për shkak të dallgëve të forta.

Peshkarexha “Andi 2” me tonazh 100 ton, kishte kërkuar ndihmë në QNOD, pasi kishin humbur kontrollin mbi mjetin dhe nuk arrinin të ankoroheshin dhe kishin probleme në motor.

Anija e Forcës Detare “Bora” shkoi në vendngjarje, duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhës. Peshkarexha me probleme në motor, u ankorua në bazën e Porto Palermos.