Genc Ruli “peshk i madh”? Ish-ministri jep një përgjigje epike

Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ish-ministri Genc Ruli është ndalur tek dëshmia e tij në Prokurorinë e Tiranës disa ditë më parë, sa i takon çështjes CEZ.

I pyetur nga Eni Vasili për sa i takon, “kapjes së peshqve të mëdhenj”, ai ka thënë:

“Do ishit ju një peshk i madh?”, pyeti Vasili, por përgjigjja e ish-ministrit ishte mjaft e goditur:

“Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka”, tha Ruli.

PJESË NGA INTERVISTA
Mazhoranca ka akuzuar se nga privatizimi i OSHEE shtetit i është shkaktuar një dëm i madh. Si i përgjigjeni këtyre akuzave?
I jam përgjigjur. Nuk dua të rri të flas sa herë flet një kryetar qeverie. Unë jam përgjigjur në komision hetimor. Janë shifra të fryra, të sajuara.

Kohët kanë ndryshuar tani po kërkohen peshq të mëdhenj? Do ishit ju një peshk i madh?
Le të kenë ndryshuar. Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka.