Godin humb tre dhëmbë pas goditjes brutale (Video)

Një episod i veçantë ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen e La Liga-s, Atletico Madrid-Valencia, e përfunduar 1-0. Diego Godín duhej të zëvendësohej në fillim të “aktit” të dytë të ndeshjes pas humbjes së tre dhëmbëve në një përplasje brutale me Neto. Mbrojtësi uruguajan u pa me gjak në gojë dhe u largua nga “Metropolitan Wanda”.

Juanfran u fut në vendin e tij. Ky ishte zëvendësimi i dytë i detyruar për Simeone, pasi Saviç, gjithashtu, duhej të largohej në pjesën e parë dhe Giménez mori vendin e tij. Godín pësoi një goditje të fortë në pjesën e dytë, që e detyroi atë të largohej nga fusha.

Pas një eksplorimi të parë, raporti mjekësor thotë se lojtari vuan nga një traumë e fortë fytyre, që ka shkaktuar edhe një thyerje “dentoalveolare”, duke humbur tre dhëmbë. Uruguajanit i është dashur një “rindërtim” nga specialisti “maxillofacial”. Për të kuptuar më shumë se çfarë ka ndodhur, shikoni videon e mëposhtme: