Inter rikthehet te humbja, rrezikon vendin e katërt (Video)

Fitorja ndaj Bologna-s duket se ka qenë vetëm një mirazh për Inter, pasi zikaltrit menjëherë janë rikthyer te rezultatet negative, teksa kanë humbur në transfertë me Genoa-n, 0-2. Një humbje që rëndon shumë pozitat e Inter, që pasi janë parakaluar nga Roma pasdite, tani rrezikojnë të humbasin edhe vendin e katërt, kur Lazio e “kërcënon” nga poshtë.

Në fundin e pjesës së parë ishte Ranocchia që ndëshkon zikaltrit, duke shënuar autogol. Nuk është hera e parë që mbrojtësi i Inter-it shënon në portën e tij. Në pjesën e dytë, është një ish-interist që ndëshkon miqtë. Pandev shënon golin e dytë për Genoa-n në 59-të dhe Inter e ka të pamundur pastaj të marrë të paktën një pikë.