Ish-Miss Shqipëria lë Turqinë për të prezantuar “Dancing with the stars”

Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi, do të zhvendoset nga Turqia për në Tiranë, pasi do të jetë moderatorja e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”. Duket se zërat që qarkullonin më herët tashmë u rikonfirmuan, e ndërsa prezantuesja e tij është një prej figurave të njohura për publikun shqiptar.

Abazi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të martesës së saj me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.

Bukuroshja shqiptare do të vijë së shpejti në spektaklin e kërcimit në “Vizion Plus” dhe thuhet se ky nuk do të jetë spektakli i parë që Almeda do prezantojë.