Iuliano: Në Shqipëri të gjithë vinin baste, ndeshje të dyshimta

Ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ka treguar një nga gjërat që I ka bërë më shumë përshtypje gjatë qëndrimit në Shqipëri. Është edhe një akuzë e rëndë, kur thotë se në kampionatin tonë të gjithë vinin baste, nga lojtarët, te presidentët.

“Që në fillim kisha dyshime për ta pranuar ofertën te Partizani dhe gjatë punës atje kuptova se parandjenjat e mia ishin të sakta. Për fat të keq, në Shqipëri lejohet që futbollistë, drejtues dhe presidentë të vënë baste për ndeshjet. Kjo gjë më bëri të kisha vështirësi. Shumë ndeshje, sipas meje, kishin rezultate të dyshimta” – thotë Iuliano.