Kalon të Krimet e Rënda padia e Shkëlzen Berishës ndaj Ballës për shpifje

Dosja për çështjen Berisha-Balla,do të kalojë te Krimet e Rënda, pasi Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë.

Seanca e sotme gjyqësore u shty për nesër në orën 15:30, pas kërkesës së avokatit të Taulant Ballës.

“Të shtyhet seanca, klienti im do që të jetë prezent”, u shpreh avokati i Taulant Ballës.

Shkëlzen Berisha ka akuzuar Taulant Ballën për shpifje, dhe seanca për këtë çështje do të zhvillohet nesër tek Gjykata e Krimeve të Rënda.