Katër ministra të Shqipërisë dhe Kosovës firmosin marrëveshjen për arsimin në diasporë

Ministrat e Arsimit dhe Diasporës të Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët në Tiranë ku patën  në fokus arsimin shqip në diasporë dhe diskutime mbi marrëveshjet e arritura mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas takimit 4 ministrat Nikolla, Majko, Gashi dhe Bytyçi publikuan rezultatet e diskutimit.

“Tekste të përbashkëta dhe një ekip të përbashkët menaxhimi për gjithçka që lidhet me punësimin e mësuesve, trajtimin e tyre dhe të gjitha problematikat që kërkojnë zgjidhje nga ekipet e përbashkëta e dy vendeve tona, për të realizuar angazhimin tonë një arsim cilësor të gjuhës shqipe në diasporë.”-tha Nikolla.