Këndoi me veshje ekstravagante, babai i Elvana Gjatës: Turp të të vijë

Një ndër daljet e para dhe më të paharrueshme të këngëtares Elvana Gjata në festivale ka qenë padyshim ajo e vitit 2005 në skenën e “Këngës Magjike”, ku ajo konkurroi me këngën “Të kam xhan”. Të gjithë me siguri e mbajnë mend look-un e këngëtares me flokët kaçurrela, pantallonat treçerekshe dhe pellushin e shkurtër të hedhur në një anë, që i ekspozonte barkun.

Por nëse juve ju ka pëlqyer pamja e saj në festival, nuk mund të themi të njëjtën gjë për babanë e këngëtares, ish-ushtarak dhe disi fanatik. Pikërisht për këtë ndodhi Elvana foli mbrëmjen e sotshme në emisionin “Xing me Ermalin”.

Pasi theksoi se i ati ka qenë në krah i djathtë për të dhe e ka mbështetur shumë në karrierën e saj muzikore, Gjata rrëfeu: “Unë e kisha stiluar vetë veshjen time: Ca se nuk kishim mundësi ekonomike, ca se kisha qejf. M’u duk vetja shumë cool dhe shumë tip, më kishte dalë dhe barku përjashtë. Sa mbaroj së kënduari, marr në telefon mamin dhe babin dhe i pyes si iu duk performanca.”

“Kur më përgjigjet babi: ‘Çfarë performance moj çfarë performance?! Turp të të vijë! Ç’është ajo veshje moj?! Po ne të kemi edukuar moj Elvana! Pse veshje është ajo?!’”-rrëfeu Elvana teksa imitonte me humor të atin./Xing.al