Këngëtaret shqiptare bëjnë namin. Dua Lipa, artistja e parë femër me mbi 1 miliard klikime në Youtube

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, jo vetëm që ishte artistja e parë femër që mori 5 nominime brenda një viti në “Brit Awards”, por ajo nuk ka të ndalur. Ajo ka vendosur të pushtojë edhe Amerikën.

Mbrëmjen e kaluar, 22 vjeçarja ishte e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, ku performoi këngën “New Rules”, e cila ka thyer rekordin ne Youtube, duke mbledhur mbi 1 miliardë klikime.