Keni fryrje dhe dhimbje therëse në bark? Zbuloni si t’i eliminoni

Sindroma e zorrës së irrituar (SZI) është një fenomen që ndodh kur muskujt në zorrën e trashë kontraktohen më shpejt ose më ngadalë se normalisht.

E gjitha kjo shkakton dhimbje therëse, ngërçe, gazra, periudha të menjëhershme diarreje dhe kapsllëk.

Shenjat dhe simptomat:

Simptomat e SZI-së mund të përfshijnë:
Dhimbje si ngërç në zonën e poshtme të barkut;

Gazra dhe fryrje të barkut;

Diarre ose kapsllëk;

Nevojë e menjëhershme për të jashtëqitur;

Qetësim i dhimbjes pas jashtëqitjes;

Ndjesi sikur nuk jeni zbrazur mjaftueshëm pas jashtëqitjes;

Mukus në jashtëqitje;

Mbi 50% e njerëzve me SZI kanë simptoma psikologjike si ankth apo depresion. Disa njerëz me SZI kanë nivele të ulëta të serotoninës në tru. SZI mund të ndikojë në mënyrën se si trupi përthith ushqyesit, kështu që disa njerëz mund të mos marrin gjithë ushqimet për të cilat kanë nevojë.

Çfarë e shkakton?

Kërkuesit nuk e dinë çfarë e shkakton SZI-në dhe zorrët e njerëzve me SZI duken normale kur ekzaminohen. Mund të shkaktohet nga ndonjë çrregullim në lëvizjen e muskujve të zorrës ose tolerancë e ulët për zgjerimin dhe lëvizjen e zorrëve.

Faktorët e rrezikut mund të përfshijnë abuzimet fizike apo seksuale, dietë të varfër në fibra, stresin emocional, përdorimin e laksativëve, periudhat e diarresë infektive ose inflamacione të tjera të përkohshme të zorrës.

Dieta gjithashtu luan rol të madh në SZI. Disa mjekë besojnë se alergjitë ushqimore shkaktojnë disa raste të SZI-së, megjithëse studimet në këtë drejtim nuk janë shumë të qarta.

Ushqimet me yndyrë, ëmbëlsuesit artificialë, kimikatet, mishi i kuq, prodhimet e qumështit, çokollata, alkooli dhe pijet e gazuara mund të nxisin apo rëndojnë situatën tek personat e prekur, prandaj më e mira që mund të bëni është t’i eliminoni sa më shumë të jetë e mundur produktet ushqimore që përmendëm më sipër…