Keni probleme me mungesën e hekurit në gjak? Ja çfarë këshillon mjeku hematolog

Është e pamundur të zëvendësosh mungesën e hekurit vetëm me ushqime. Megjithatë, ushqimet që kanë më tepër sasi hekuri janë mishi i kuq, thjerrëzat, fasulet dhe perimet.

Mjekimi konsiston në dhënien e hekurit si suplement, por duhet parë sasia që ka mangët për të përcaktuar mjekimin pasi ka disa lloje, si dhe kohëzgjatjen.

Është shumë e rëndësishme të dimë edhe gjininë, pasi ka një ndryshim të shkaqeve mes femrave dhe meshkujve. Tek meshkujt zakonisht ne shikojmë për probleme gastrointenstinale, si probleme me zorrën e trashë, kolitin ose ndonjë problem kancerogjen, ndërsa në rastin e femrave zakonisht akuzohet cikli i cili mund të jetë ose i bollshëm ose që zgjat shumë ditë. /Nga Sokrat Rizo, mjek hematolog në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë