Kombëtarja U-19 në “Roma Caput Mundi”, Bogdani shpall listën

Skuadra kombëtare e futbollit U-19, nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdani do të marrë pjesë sërish nga data 18-23 shkurt në turneun “Roma Caput Mundi”, turne të cilin e fitoi edicionin e kaluar. Turneu do të luhet në Fiuggi të Italisë dhe ku do të marrin pjesë skuadrat e Greqisë, Maltës dhe rajonit të Lazios.

Ky është programi i ndeshjeve të edicionit të këtij viti të turneut “Roma Caput Mundi”

Dita e parë – 19 shkurt, ora 15.00

SHQIPËRI – MALTË

Dita e dytë – 20 shkurt, ora 15.00

SHQIPËRI-GREQI

Dita e TRETË – 22 shkurt, ora 15.00

C.R. LAZIO – SHQIPËRI

Ndeshja finale e turneut është parashikuar për t’u zhvilluar në datën 23 shkurt në orën 10.30. Në lidhje me këtë turne trajneri Erion Bogdani për faqen zyrtare të FSHF-së deklaroi:

“Sikundër edhe edicionin e kaluar, edhe këtë vit jemi pjesëmarrës në një turne të tillë që na shërben jo pak për konsolidimin e grupit, gjendjen fizike e sportive të lojtarëve. Njëherësh të tilla evente shërbejnë shumë edhe për evidentimin e lojtarëve të rinj, vlerësimin dhe ecurinë e tyre.

Në këtë turne kam përfshirë edhe 12 futbollistë nga kampionati shqiptar për këtë moshë, dhe së bashku me stafin do të vlerësojmë ecurinë e tyre. Janë një pjesë e lojtarëve që gjatë gjithë kohës ndiqen dhe vëzhgohen nga stafi. Do të provojmë sërish të shkojmë deri në fund të turneut, pse jo për të sjellë një tjetër trofe.”

LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR