Koncerti për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet orari kur do të performojë Rita Ora

U bë një kohë e gjatë kur komentohet gjerësisht nëse Rita Ora do të vinte të performonte në Kosovë, e më pas dolën thashethemet se ajo e kishte anuluar, për shkak të një shifre të papërballueshme që kishte kërkuar. Por tashmë duket se gjërat janë konkretizuar, pasi këngëtarja më famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrjen e yllit botëror e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë”, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00, para shikuesve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora”, ka thënë Behramaj.