Kumbaro: Teatri nuk do të lëvizë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është shprehur se Teatri Kombëtar nuk do të lëvizë. Kumbaro sqaroi më tej se Teatri do të vijojë që të jetë në funksion me të gjitha parametrat, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilit i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina.

“Teatri Kombëtar do të vijojë që të jetë në funksion me të gjitha parametrat, nuk do të preket salla, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilës i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina.

Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka autorizim, të tillë zik dhe konstruktiv që bëhet i parikuperueshëm, por deri ditën që do të kemi projektin për një Teatër të ri, në të njëjtin truall, ai do të jetë funksional për trupën”, tha ajo.