Kur Gattuso i fuste shuplakë lojtarit shqiptar, më pas…(Video)

Se sa impulsiveështë trajneri Gennaro Gattuso e kemi parë edhe kur ai ishte futbollist i Milanit. Ndërkohë, duket se ai pak ka ndryshuar edhe tani si teknik. Në një video ku ai ishte trajner i të rinjve të Milanit, bën pjesë edhe një zënkë me të riun me origjinë shqiptare Emir Murati, që aktivizohet me klubin kuqezi.

Pas një goditje që nga mesi i fushës, në sekondat e fundit të lojës, topi shkon shumë larg portës dhe Gattuso i përvishtet Muratit, duke i thënë: “Çfarë është kjo gjë!”. Arbitri e mbyll vetëm pas pak sekondash ndeshjen dhe Gattuso në nerva e sipër, shkon dhe i jep një shuplakë, por menjëherë më pas e përqafon…