Lionel Messi zbulon emrin e djalit të tij të tretë

Lionel Messi zbulon emrin e djalit, që pritet të vijë në jetë. Çifti i njohur, Leo dhe Antonella, po përgatiten të mirëpresin fëmijën e tretë deri në fund të shkurtit dhe ai do të quhet Ciro. Antonella Roccuzzo, 29 vjeçe, është në muajin e fundit të shtatzanisë së parë, pas dasmës së kryer verën e kaluar.

Dhe Ciro do të bashkohet me vëllezërit, Thiago (5 vjeç) dhe Mateo (2 vjeç), duke u bërë më i fundit i “klanit Messi”. Superstari argjentinas i Barcelonës postoi një video të shpejtë në mediat sociale, duke treguar Ciro që lëviz në barkun e Antonella-s, së bashku me një zemër dhe fjalët “Baby Ciro”.