Luiza Xhuvani del kundër Qeverisë “Rama”

Ish-deputetja socialiste, aktorja aq e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Luiza Xhuvani, për herë të parë ka dalë kundër një nisme të qeverisë “Rama 2”.

Bëhet fjalë për zhvendosjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në listën e firmëtarëve që e kundërshtojnë zhvendosjen e godinës është edhe emri i Xhuvanit.

Projektligji i ri i artit dhe kulturës nga ministria e drejtuar nga Mirela Kumbaro, ka ngjallur një debat të ashpër në radhët e artistëve, të cilët prej ditësh protestojnë për vendimin e Ministrisë së Kulturës.