Manipuloi provat e një aksidenti, pezullohet oficeri i policisë

Pezullohet nga detyra inspektor i aksidenteve në policinë rrugore të Tiranës. Nenkomisari O.Gj akuzohet se ka shpërdoruar detyren dhe sipas SHÇBA është zbatuar vendimi i gjykatës për këtë rast.

Ai akuzohet se ka manipuluar provat në një aksident të ndodhur me 12 nëntor 2017.

Në njoftimin e strukturave të Ministrisw së Brendshme thuhet se: Strukturat e SHÇBA-se Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës sëRrethit Gjyqesor Tiranë për masën e sigurimit “Pezullim nga funksionet publike”, të Specialistit te Hetimit te Aksidenteve pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, n/komisarit O.Gj., për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Pas hetimeve 3 mujore te SHÇBA ne bashkepunim me Prokurorine, rezultoi se pas nje aksidenti ne date 12 nentor 2017, oficeri i Hetimit te Aksidenteve, jo vetem nuk ka kryer veprimet proceduriale te domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.-citon njoftimi.