Meta hedh hapin e radhës, pas Nishanit shkon edhe Topi

Pas takimit që ka patur në mëngjes me ish-presidentin Nishani, Meta ka pritur në zyrë pak minuta më parë ish-presidentin Bamir Topi, për negociatat me Greqinë.

Në institucionin e Presidencës ka mbërritur ish-presidenti Bamir Topi. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Presidencës.

Menjëherë pas letrës se z. Bushati, Meta ka bërë lëvizjen e tij të radhës, duke u konsultuar me presidentët e mëparshëm.