Ministri Xhafaj vizitë “surprizë” në Durrës: Shumë shpejt do ketë rezultate

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar sot një vizitë blic në Portin e Durrësit.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët ministri Xhafaj dha mesazhin e intensifikimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë midis policisë, prokurorisë dhe SHISH për arrestimin e grupeve kriminale që operojnë në Durrës.

Xhafaj tha se shumë shpejt do të shihen rezultate për arrestimin e grupeve kriminale që operojnë në këtë qark (Durrës dhe Krujë).

“Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qytet, por sërish mbetet për t‘u bërë. Dhe në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate të tjera në këtë qytet”, u shpreh Xhafaj.