Misteri i vdekjes së durrsakut në anijen e mallrave në Britani/ Familjarët humbin shpresat: Pse kaq shumë vuajtje?

Historia e një marinari që ka ndërruar jetë në datën 1 shkurt të këtij viti në një anije mallrash në Britani, duket se është vështirë të marë zgjidhje. Familjarët janë të brengosur për shuarjen e Alfred Ismailit, baba i tre fëmijëve, por edhe më e vështirë mbetet rrugëtimi për të zbardhur shkaqet pse i vdiq. Lajmin në fjalë si fillim e përçoi portali britanik “Wastern Daily Press”.  Marinari durrsak vdiq në një anije mallrash në Britani, e ndërsa ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes, për të vazhduar me riatdhesimin në Shqipëri. Ai nuk ishte një kriminel, thjesht një detar i thjeshtë, i cili kujdesej për familjen e tij.

“Të enjten, më 1 shkurt 2018, Alfred Ismaili nga Durrësi, u shpall i vdekur në kalatën e Aleksandrit të portit King’s Lynn (Norfolk), njofton portali britanik “Eastern Daily Press”. Dega e Hetimeve të Aksidenteve Detare, ka nisur një hetim për incidentin, i cili ndodhi në bordin e anijes “SMN Explorer”.

Pothuajse dy javë pas vdekjes së tij, familja e z. Ismaili thotë se pikëllimi i tyre po thellohet, duke pritur të shkojë me avion në shtëpi. Zyra e gjykatës së Norfolkut tha se trupi do të lirohet kur të plotësohen kërkesat e tij.

Refik Goli, konsulli dhe sekretari i dytë në Ambasadën Shqiptare në Londër tha: “Jemi të vetëdijshëm për humbjen e Alfred Ismailit dhe po bashkëpunojmë me autoritetet britanike në këtë rast, megjithatë policia në Britaninë e Madhe ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes, për të vazhduar me riatdhesimin në Shqipëri”.

Z. Ismaili la gruan dhe tre fëmijë të vegjël. Në një deklaratë përmes avokatit të tyre, ata thanë: “Pse kaq shumë vuajtje? Nuk është e drejtë dhe jo e ndershme. Ai nuk ishte një kriminel, thjesht një detar i thjeshtë, duke u kujdesur për familjen e tij.

Avokati shtoi: “Jam i pezmatuar, sepse ende nuk ka raport përfundimtar nga departamenti i policisë në Norfolk, ose nga zyra e gjykatësit të Norfolkut. Asgjë. Vetëm prisni, pritni. Nuk është e drejtë. Nuk është njerëzore. Familja e Alfredit po vuan dhe unë nuk mund të bëj më shumë. Babai i Alfredit është 80 vjeç, në spital”. Shkaku i vdekjes së z. Ismaili nuk është zbuluar akoma. Shërbimet e emergjencës u thirrën në Alexandra Dock rreth orës 11.28 në mëngjesin e vdekjes së tij.

Një zëdhënës i ambulancës tha se u telefonua për të raportur “një dëmtim traumatik” në një anije. Ajo shtoi: ” Ishin një ambulancë, një automjet reagimi i shpejtë dhe një oficer i ambulancës. Mjerisht në vendngjarje vdiq një pacient”.

Në këtë incident u dërguan gjithashtu zjarrfikës dhe një skuadër e policisë gjyqësore. Policia tha se nuk mund të bënin koment, sepse hetimi po udhëhiqej nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Detare. U tha se hetimi mund të zgjasë deri në 12 muaj”.