Mitizimi i figurës së Giorgi Zhukovit

Kujtimet e Zhukovit u shfaqën në shkurt të vitit 1969 të pëmbledhura në një autobiografi me titullin “Reminishenca dhe Reflektime”. Versioni fillestar i kujtimeve të tij u çensurai rëndë nga regjimi i Brezhenjevit, në mënyrë që të shmangej kriticizmi mbi Stalinin si dhe të ruhej e pa cënuar histografia e epokës komuniste mbi Luftën e Madhe Patriotike.

Kopje të panumërta u shitën pambarimisht në Msokë, dhe në pak vjet u shfaqën e përkthyer në anglisht për botën perëndimore. Në qoftë se e konsiderojmë veprën e Zhukovit për nga përmbajtja historike, lënë shumë për të dëshiruar pasi janë një konvergjencë e propagandës komuniste e kohës së luftës me përpjekjet e autorit për të ekzagjëruar mbi pagabushmërinë e tij.

Në 1972-shin, një botim i dytë i kujtimeve të tij u promuvua në Moskë, me ndryshime mjaft domethënëse për shkak të shqetsimeve politike. Regjimi i Brezhnjevit ishte i gatshmë që të përdorte kujtimet e Zhukovit si një vegël për të lustruar imazhet e një fitoreje të lavdishmë mbi Fashizmin, dhe kjo për sa kohë që ishte e qartë se fitorja vinte nga urtësia kolektive e partisë dhe jo nga aftësia e një gjenerali të vetëm.

Në vitet e mëvonshmë emri i Zhukovit u sulmua nga veteranët e Ushtrisë së Kuqe, të cilët i argumentonin taktikat e përdorura nga Zhukovi që i sollo fitoren Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore si shumë të kushtueshme. Një palë tjetër vazhdonin ta konsideronin Zhukovin si “organizatorin e fitores”, pavarësisht përpjekje të parreshtura të Partisë Komuniste të Bshkimit Sovjetik për të minimizuar kontibutet e tij të luftës duke e thërmuar pak e nga pak ikonën e tij .

Në botën perëndimore, pjesa më e madhe e histografisë të Zhukovit u bazua në propagandën e luftës sovjetike dhe në kujtimet e tij të njanshme. Fakti që që nga viti 1943 Zhukovi nuk mbajti një komandë aktive në front dhe jo në punët e shtabit, ka bërë që të zhduket ngaa ekrani i radarit të historisë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, figura e Marshalli Giorgi Zhukov, u sulmua ashpër nga propaganda sovjetike. Por me kolapsin e Bashlkimit Sovjetik reputacioni i tij u rivendos.

Pas vdekjes Zhukovi u mitoligjizua si “gjenerali që nuk humbi asnjë herë asnjë betejë” dhe roli i tij konsultativ në Stalingrad dhe Kursk u dehen me përgjegjësi të plotë mbi figurën e tij.

Ana e errët e Zhukovit, humbjet masive që i bëri ushtrisë së tij në përpjekje për të mposhtur ushtrinë më të vogël në numër gjermane në tërheqje, akoma nuk ishin të njohura për perëndimin.

Ndërkohë, që Luftës së Ftohtë po i vinte fundi, Glasnosti u prezantua në Bashkimin Sovjetik dhe arkivat që filluan të hapeshin në vitet 1980 e dëmtuan figurën mitike të gjeneralit që kishte dalë nga çdo kornizë si pasojë e madhështisë së ekzafjëruar nga propaganda.

Më konkretisht, në 1999, historiani brilant ushtarak amerikan David M. Glatz përdori materialet e sapo zbuluara për të shkruar “Zhukov’s Greatest Defeat: The Red Army’s Epic Disaster in Operation Mars” që e largoi sa hap e mbyllë sytë imazhin e pagabushmërisë ushtarake të Zhukovit.

Akoma “kulti i Zhukovit” është i lartësuar në perëndim dhe në asnjë masë më pakë në Rusi, biles edhe vetë historiani britanik, Sebag Montefiero, së fundmi ka deklaruar se Zhukovi ishte “kapiteni më i madh në Luftën e Dytë Botërore”.