Moti i keq/ 20 mijë abonentë në Elbasan mbeten pa energji elektrike

Si pasojë e motit të keq, rreth 20 mijë abonentë vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në qarkun e Elbasanit. Aktualisht në terren janë 170 punonjës dhe dhjetëra mjete të OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.

Mbrëmjen e kaluar, nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbetën pa energji 30.000 abonentë nga 110.000 që ka qarku i Elbasanit. Ndërkohë vazhdon të jetë i pakalueshëm aksi Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut -Steblevë ka 60 cm dëborë.