Ndoka: Bashës i shkon gjuha ku i dhemb dhëmbi, po më detyron të shkoj në Prokurori

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka, ka reaguar pas qëndrimit të kreut demokrat Lulzim Basha, në lidhje me komentin që ky i fundit bëri lidhur me faktin nëse socialisti ka ngjashmëri me Astrit Veliaj.

Ndoka shkruan në Facebook se krahasimi i Bashës vjen në moment të papërshtatshëm, ndërsa theksoi se lista për deputetë e qarkut të Lezhës nuk ngjan me atë të Beratit. Në analizën e tij ai thotë se në listën e Lezhës, njëra nga gratë nuk ka qënë pjesë e listës zyrtare, e ndërsa gruaja e dytë u tërhoq nga gara për dy arsye. Duke bërë këtë paralelizëm, ai shton se në Berat janë paguar për tu tërhequr.