Olimpiada, rrëzim i frikshëm i skiatorit rus (Video)

Një skiator rus humbi ekuilibrin gjatë konkurrimit të tij në slalomin gjigant dhe u përplas me forcë në rrethimin e pistës gjatë Lojërave Olimpike Dimërore. 25-vjeçari Pavel Trikhichev u përplas me një nga portat, humbi skinë e majtë dhe shkoi duke u rrotulluar drejt e në rrjetën mbrojtëse.

Trikhichev ndenji disa momente i shtrirë në borë, i gjakosur paksa në fytyrë, përpara se të ndihmohej nga stjuartët. Fatmirësisht, skiatori nuk ka pësuar dëmtim të rëndë, ndërsa për të garuar sërish në Olimpiadë, mbetet për t’u parë.