PJESA I / Ronaldo barazon PSG-në, Liverpool 2 gola në 5 minuta (Video)

Ndonëse Real Madrid ka pasur disa mundësi shënimi, ka qenë PSG që ka gjetur golin e parë në “Bernabeu” për 1/16 e Champions, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se Cristiano Ronaldo me shokë kanë probleme këtë sezon. Miqtë nga Parisi shënuan në 33’ me Rabiot. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Ronaldo barazon me penallti. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në ndeshjen tjetër, Liverpool ka shënuar dy gola në portën e Portos. Mane në 25’ dhe Salah në 29’ i ka shën vantazhin e dyfishtë në 45 minutat e para ekipit anglez, që nëse përfundon kështu, ndeshja e kthimit në Liverpool do të ishte thjesht një shëtitje.