Presion dy kandidateve femra që të tërhiqeshin nga lista e PD-së? Astrit Veliaj: Vendimi ka qenë personal

Biznesmeni i njohur Astrit Veliaj, i cili pritet të ulet në karrigen e lënë bosh nga Eduard Halimi në Kuvend, ka deklaruar se nuk kishte ushtruar asnjë lloj influence ndaj dy kandidateve Jani dhe Qose, që këto të refuzonin mandatin.

Ai ka shtuar se prej 20 vitesh është pjesë e PD-së dhe se është i lumtur që do të jetë deputet.

“Jam i lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për t’u tërhequr nga gara, ishte personal”, shprehet Veliaj për “News24”.