Raportuesi i KE-së flet pa ‘doreza’: Ja çfarë thotë për ‘peshqit e mëdhenj’ dhe rastin ‘Tahiri’

Deputeti i Bundestagut gjerman, raportuesi për Shqipërinë në KE, Thorsten Frei përgjatë një konference për mediat ka folur lidhur me debatin e madh për reformë në drejtësi në vendin tonë, dhe arrestimin e atyre që janë quajtur “peshqit e mëdhenj”.

Frei theksoi se reforma në drejtësi duhet të avancojë, po ashtu edhe ajo zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Për peshqit e mëdhenj mbetet për të parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha, të konsiderueshëm, kjo nuk është në mënyrë të mjaftueshme. Kam ndjekur rastin e Tahirit dhe deri në c’masë dhe si është trajtuar ky rast në politikë, është një problem i madh që nuk është arritur që në parlament kjo duhet të kishte ndodhur për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha, nuk ka arsye pse të mbrohen persona të caktuar nga pikëpamja politike, para ligjit janë të gjithë të barabartë”,  tha Deputeti i Bundestagut gjerman.