Real Madrid-PSG, sonte në fushë 1 miliard e 200 milionë euro

Sonte në mbrëmje do të luhet një nga sfidat më të forta që është zhvilluar ndonjëherë menjëherë pas ndeshjeve në grupe. Real Madrid pret PSG-në, dy nga dy ekipet sportive më të fuqishme ekonomikisht. Në tapetin e blertë të “Bernabeu”-t do të ketë më shumë se 1 miliard e 200 milionë euro.

Dy presidentët e ekipeve përkatëse, Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi, nuk kanë kursyer asnjë shpenzim për të bërë dy grupe lojtarësh super. Real Madrid ka investuar 469 milionë euro në 23 lojtarët, që përbëjnë skuadrën e tanishme. Nënshkrimi më i shtrenjtë te “Los Blancos” është ende Cristiano Ronaldo, me 96 milionë euro të disbursuara nëntë sezone më parë.

Lojtarët më të shtrenjtë të Real Madridit
1.Cristiano Ronaldo – 96 milionë euro
2.Gareth Bale 91 – milionë
3.Karim Benzema – 35 milionë
4.Mateo Kovaçiç – 31 milionë
5.Luka Modric – 30 milionë
6.Isco – 30 milionë
7. Toni Kroos – 30 milionë
8.Theo Hernández – 28 milionë
9.Sergio Ramos – 27 milionë euro
10.Ceballos – 16.5 milionë

PSG-ja ka shpenzuar disa sezone, duke investuar shuma të mëdha parash për të bërë një ekip fitues, por pa i arritur ende objektivat madhorë. Klubi parizien ka thyer të gjitha rekordet me nënshkrimet e Neymar (222 milionë euro) dhe Mbappé (180 milionë euro). Shuma për këtë të fundit do të paguhet deri në sezonin e ardhshëm.

Lojtarët më të shtrenjtë të PSG-së
1. Neymar – 222 milionë euro
2.Kylian Mbappé – 180 milionë
3.Edinson Cavani – 65.5 milionë
4.Angel di Maria – 63 milionë
5.Thiago Silva – 42 milionë
6.Pastore – 42 milionë
7.Julian Draxler – 40 milionë
8.Marquinhos – 31.4 milionë
9.Layvin Kurzaëa – 25 milionë
10.Yuri – 16 milionë