Sejdini: Nëse Kukësi s’e do Jorgjin, të dorëzojë titullin

I ftuar në studion e Rubrikës Sportive në RTSH, Faruk Sejdini, ish-trajneri i Dinamos, ka komentuar ndër të tjera edhe situatën që po kalon ekipi i Kukësit, me ulje dhe ngritjet e veta.

“Dua të them se në fushën e Kukësit nuk luhet futboll. Nuk e kuptoj dot faktin se si ekipi kampion i Shqipërisë, mund të luaj në një terren të tillë. Ajo fushë është bërë si kamp refugjatësh. Nuk mund të flitet për skema futbolli aty. Me atë gjendje, më pas vijnë edhe dëmtimet dhe traumat për futbollistët” – deklaroi “Xhaxhi”.

Po në lidhje me Kukësin, për shpalljen “non-grata” të Enea Jorgjit, Sejdini u shpreh: “Nëse Kukësi vendos ta shpallë të padëshirueshëm Enea Jorgjin, atëherë le ta dorëzojë edhe titullin që mori sezonin e kaluar. Ndoshta drejtuesit mendojnë se Jorgji bën për skuadrat e tjera, atë që bëri vjet në favor të tyre.”