Surprizat e natës finale të Sanremos

Nata finale e edicionit të 68-të të Festivalit të Sanremos, garës prestigjioze të muzikës italiane do të transmetohet mbrëmjen e kësaj të shtune drejtpërdrejtë në Raino duke nisur 20:45 nën drejtimin e Pierfrancesco Favino, Michelle Hunziker dhe kantautori Claudio Baglioni. Mbrëmjen e së premtes iu kushtua dueteve në Sanremo ku këngëtarët e përzgjedhur për natën finale kanë performuar një version të përpunuar të këngëve të tyre së bashkua me artistë të tjerë.

Po ashtu në këtë mbrëmje u shpall edhe fituesi në garën mes interpretuesve të rinj. “Il ballo delle incertezze” fitoi zemrat e jurisë. Ndërkohë që në klasifikimin e pjesshëm të publikuar në përfundim të natës së katërt të Sanremos kryesojnë Ermal Meta dhe Fabrizzio Moro. Ky klasifikim bëhet për llogari të preferencave të shprehur nga juria e ekspertëve por e vërteta është se edhe në rrjetet sociale Meta dhe Moro vijojnë të ruajnë pozicionin e parë.

Rruga drejt çmimit të parë në Sanremo do të përcaktohet 40%  nga televotimi, 30% nga gjykimi i jurisë së Festivalit ndërsa kësaj llogarie do t’i shtohet edhe vlerësimi i netëve të mëparshme të festivalit. Nga kjo formulë zgjidhen 3 më të mirët për të cilët do vlerësimi dhe votimi do të bëhet nga e para për të përcaktuar fituesin e Festivalit të Muzikës Italiane. Deri atëherë na mbetet të kryqëzojmë gishtat për Ermal Metën dhe Fabrizzio Moro të cilët mbeten të favorizuarit.

Por cilët janë të ftuarit e natës së fundit të Sanremos?

Të ftuarit e njoftuar më herët për këtë mbrëmje emocionuese janë këngëtaret

Fiorella Mannoia dhe Laura Pausini, së bashku me Nek, Max Pezzali dhe Francesco Renga, të cilët do të interpretojnë së bashku. Të ftuar do të jenë edhe 12 konkuruesit e Sanremo Young një talentshow muzikor i ri që hap rrugën për interpretuesit nga mosha 14 deri në 17 vjeç. Me ta do të jetë edhe drejtuesja e show-t Antonella Clerici. Ndërkohë pasi anulloi pjesëmarrjen natën e parë për arsye shëndetsore, Laura Pausinit duket se ka konfirmuar përmes organizatorëve të Sanremos se do të jetë e pranishme ne natën finale.