Tabaku: Prona jo vetëm si prioritet i BE-së, por si e drejtë themelore e njeriut!

Në një status në rrjetin social Facebook, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, pohon se opozita insistoi që pjesë e rekomandimeve të Komitetit të Stabilizim-Asociimit të ishte edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për pronën.

Sipas Tabakut qeveria shqiptare nuk po e merr seriozisht këtë çështje kaq sensitive.