Të ndarë prej kohësh/ Zbuloni ‘detajin’ që lidh ende Elvanën dhe Florin

Flori dhe Elvana kanë qenë një prej çifteve më të dashur në showbizin shqiptar, derisa vendosën të ndaheshin.

Asnjëherë nuk folën publikisht për këtë ndarje, por e treguan me veprime e gjeste që mes tyre gjithçka ka marrë fund.

Flori vijon karrierën e tij duke sjellë herë pas here bashkëpunime dhe këngë të reja, ndërsa Elvana nuk e ftoi as në koncertin e realizuar më datë 3 shkurt në Tiranë, për ditëlindjen e saj. Megjithatë, duket se ka ende një fill lidhës mes ‘çiftit’.

Në Instagram, ata vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin.