Tenori i njohur mbështet artistët: Më quajtët tradhtar, por jam me ju! Një grua s’mund të marrosë shpirtin e një populli

Tenori i njohur shqiptar, me famë botërore, Agim Hushi, sikundër kolegët e tij, ka reaguar kundër qeverisë, e cila sipas tij, nuk duhet lejuar të “varrosë” artin. Ai nënvizon se do ti mbështesë kolegët e tij, ndonëse e lanë në “baltë”, e quajtën tradhëtarë sepse foli hapur për dhimbjen e ikjes.

Hushi ka apeluar ndaj artistëve që të bëhen bashkë, pasi i bashkon një qëllim madhor, mbrojtja e artit, që nuk duhet nëpërkëmbur.

Për të, arti nuk ka asnjë çmim, por pas nuk le edhe Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, ku citon se një grua apo një qeveri e çmendur, s’mund të marrosi shpirtin e një populli dhe arti të vërtetë.