Tripletë e Ronaldos, Real “shuplakë” Sociedadit (Video)

Pas barazimit 2-2 me Levanten, Real Madrid rikthehet të fitorja në “Bernabeu”, duke “hequr qafe” për 37 minuta ekipin e Real Sociedad, teksa Cristiano Ronaldo shënoi dy gola dhe dha një asist. Në fund, Los Blancos fituan 5-2, në një ndeshje që praktikisht u mbyll që në pjesën e parë. Real Madrid merr vendin e tretë povizorisht, në pritje të ndeshjes së nesërme ndaj Levantes.

Ndeshja nisi menjëherë me gol, që në minutën e parë. Ronaldo jep një kros për Lucas dhe ky i fundit shënon me kokë. Në 27’ është vetë CR7 që shënon, ndërsa në 34’ “firmos” edhe Toni Kroos. Pas 3 minutash Ronaldo shënon golin e dytë personal dhe ndeshja mund të quhet e mbyllur që këtu.

Në pjesën e dytë Real uli disi ritmin dhe miqtë në 74’ shënojnë golin e nderit. Por ky gol nxiti vedasit që shënojnë edhe njëherë tjetër. E kush tjetër, përveçse Ronaldos, që në 81’ realizon tripletë. Dy minuta më pas miqtë shënojnë golin e dytë me Illaramendi-n. Mbyllet 5-2,me Real Madrid që tani mendon përballjen me PSG-në në Champions.