Vdes foshnja në maternitet, e ëma në “luftë” me jetën

Një foshnje ka ndërruar jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”. 40-vjeçarja me inicialet V.K., kishte shkuar në gjendje të rëndë në spital me foshnjën 2 javëshe, e cila kishte lindur në kushtet e shtëpisë.

Policia njofton se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, foshnja ka ndërruar jetë në maternitet, ndërsa e ëma ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas policisë, 40-vjeçarja rezulton se është me çrregullime mendore.