“Veliera”/ Vangjush Dako ‘fiton’ ndaj Shoqërisë Civile, së shpejti nisin punimet

Shumë shpejt pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e Velierës, pasi pas më shumë se një viti e bllokuar, Gjykata Administrative rrëzoi sot kërkesë-padinë e Shoqërisë Civile që kërkonte anulimin e projektit të sheshit Veliera.

Pas këtij vendimi ka reaguar shoqëria civile. Përfaqësuesja e Shoqërisë Civile, Mirela Jorgo deklaroi se: “Nuk jemi aspak dakord me vendimin e gjykatës. Çështjen do ta apelojmë dhe do ta çojmë në Strasburg”. Mësohet se, vendimi është dhënë pa praninë e mediave, pavarësisht se seanca ishte publike. Gjykatësi kërkoi nxjerrjen e gazetarëve duke krijuar kështu konflikte e tensione në sallë.

Gjykata Administrative ndaloi vetëm punimet në zonën arkeologjike A, ndërsa kërkesat e shoqërisë civile që kishin të bënin me shpërdorim detyre të kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që kanë dëmtuar zbulimet arkeologjike gjatë gërmimeve.