Video fantastike e “Dardanëve” në 10-vjetorin e Kosovës…

Tifogrupi i përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët”, kanë uruar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një postim të veçantë në Facebook. “10 vjet shtet. Të rritur nga lufta, më të fortë se frika!”, – kanë shkruar “Dardanët”.

Ata kanë festuar duke manovruar me motorë me katër rrota, shpalosur flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë nën ritmin e këngës. Videos i është bashkangjitur kënga: “Unë të dua sa Kosovën”…