VIDEO/ I propozon të dashurës për martesë para publikut. Ajo i thotë “JO”

Një video e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, tregon sesi një djalë i propozon të dashurës së tij në sheshin Paseo de la Fe në Monterrey, Meksikë. Përgjigjja që ai merr është negative.

Ai ulet në gjunjë dhe i propozon me një unazë martese. Kur të gjithë prisnin për një “Po”, këtu ndodh edhe zhgënjimi. Fatkeqësisht, e dashura largohet nga skena me lot në sy, duke i thënë “Jo” propozimit.