Vrasje me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut

Në orët e mbrëmjes në kryeqytet në zonën e ish-Bllokut ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Policia bën të ditur se i vrarë me armë zjarri ka mbetur një person rreth 50 vjeç.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja janë ende të paqarta.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.