Vritet vajza shqiptare në Siri, pjesë e ISIS-it

Në Siri është vrarë një vajzë kumanovare, e cila ishte pjesë e ISIS-it.

Raportohet se vajza kumanovare para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj, ndërsa më vonë u gjend në Siri në radhët e ushtrisë e Shtetit Islamik.

Për katër vite me radhë, në rrethana të panjohura ka qëndruar në Siri dhe Irak.

Ndërkohë, është mësuar edhe lajmi i kobshëm për vdekjen e saj, gjatë luftimeve të fundit të ashpra në territoret ku SHI-ja po pëson humbje të thellë dhe që ka humbur gati gjithë territorin që deri tani kishte nën kontroll.